Kurtit i kthehet favori, “VLEN”-i kërkon organizim me vetura nga Maqedonia për t’ia mbushur sallën në Ferizaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtit i kthehet favori, “VLEN”-i kërkon organizim me vetura nga Maqedonia për t’ia mbushur sallën në Ferizaj

    Insajderi
    19 January 2025 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Besa, e cila garoi si pjesë e koalicionit VLEN në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut ku ishte edhe Vetëvendosja, ka kërkuar “përforcime” për rritje prezence në një tubim të VV’së në Ferizaj.

    Një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale tregon se si Lëvizja Besa kërkon që për nesër të organizohet dhe “të shkohet sa më shumë vetura”.

    Në njoftim bëhet e ditur se në tubimin e VV’së në Ferizaj do të jenë edhe Adnan Azizi dhe Besar Durmishi.

    Nesër, ora 19:00, Lëvizja Vetëvendossje e ka tubimin e saj në Ferizaj, në Palestrën Sportive “Bill Clinton”. Prezent nga Lëvizja Besa do të jetë Adnan Azizi dhe Besar Durmishi. Kush ka dëshirë është mirë që të organizohet dhe të shkojmë sa më shumë vetura”, thuhet në mesazhin, i cili është dërguar në Viber në grupin ‘Lëvizja Besa (Grupi për Informim).

    Lëvizja Besa është pjesë e koalicionit “Vlen” që i priu Arben Taravari.

    Kurti vjet përfshihej në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut, për çka edhe kritikohej nga akterë të ndryshëm politikë atje. Partia e tij garonte në koalicion me VLEN. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark