Kurtit i propozohet ndërtimi i autostradës Prishtinë -Veri, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtit i propozohet ndërtimi i autostradës Prishtinë -Veri, kjo është arsyeja

    Insajderi
    19 June 2023 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta ndërtojë një autostradë Prishtinë – Veri.

    Siç thotë ai, kjo për të treguar se Veriu është plotësisht i Kosovës.

    “I bëj thirrje Kosovës të ndërtojë një autostradë evropiane  ndërmjet Prishtinës dhe Mitrovicës dhe të lidhë veriun e Kosovës me kryeqytetin e tyre dhe me kryeqytetin e Sanxhakut Novi Pazar”, ka shkruar ai në Twitter.

    “Zhvilloni veriun e Kosovës për të treguar se veriu është plotësisht pjesë e Republikës Evropiane të Kosovës”, ka thënë ai.

    Në Veri të Kosovës ka tension tash e disa javë, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare po kërkon de-përshkallëzim të situatës. /


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark