Kurtit s’i shkon pa iu vërejtur fushata me hoxhën, dënohet nga PZAP’ja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurtit s’i shkon pa iu vërejtur fushata me hoxhën, dënohet nga PZAP’ja

    Insajderi
    05 February 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me tre mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi kandidati i tyre për kryeministër, Albin Kurti, ka takuar hoxhën Husamedin Abazi dhe organizatat bamirëse, duke shkelur kodin e mirësjelljes.

    Në ankesën që është parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës, prezantohet fotografia e kurtit me hoxhën Abazi dhe takimin me fondacionin humanitar “Freskia”.

    Lëvizja Vetëvendosje e arsyeton duke thënë se takimi nuk ka ndodhur në kuadër të veprimtarisë fetare dhe se s’e ndërlidh takimin me hoxhën me fushatë zgjedhore.

    Sidoqoftë, PZAP’ja e konsideron të bazuar ankesën, duke ia shqiptuar VV’së tre mijë euro gjobë.

    Paneli pasi që shqyrtoi pretendimet ankimore dhe përgjigjen në ankesë, ka gjetur se postimi i videos në rrjetin social facebook, nga kandidati për deputet nga radhët e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht kryetar i këtij subjekti politik, është vërtetuar se ka bërë fushatë me përfaqësues fetar dhe organizatave bamirëse. Nga prova materiale e bashkangjitur ankesës, së Subjektit Politik PDK, dhe shkresave tjera të lëndës, paneli ka vlerësuar se nga ana e kandidatit për deputet nga radhët e subjektit politik, LVV, është shkelur Rregulla Zgjedhore Nr. 07/2024 për Fushatën e Zgjedhjeve, Monitorimin e Fushatës së Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar, pasi që kandidati në fjalë, në fushatë zgjedhore ka përfshi të punësuarit në organizatë bamirëse – Fondacioni Freskia si dhe të punësuarin në ketë organizatë dhe përfaqësues fetar, për fushatë zgjedhore, veprim ky i cili bie në kundërshtim me dispozitën e nenit 5 paragrafi 2 nën paragrafi 2.4 i Rregullores Zgjedhore 07/2024”, thuhet ndër të tjera në vendim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark