Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz ka thënë sot se është e papranueshme që Turqia, pas grusht-shtetit të dështuar, sërish ta rikthejë dënimin me vdekje.
“Rikthimi i dënimit me vdekje do të ishte plotësisht i papranueshëm. Është e nevojshme që Turqia ta ketë të qartë se nuk ka rikthim të dënimit me vdekje, si pas johumane”, ka thënë Kurz në intervistë për “Kurir” të Vjenës, transmeton lajmi.net.
“Aksioni i pastrimit nuk duhet të jetë i pabazuar, dhe nuk duhet të ndërmerren dënime që nuk janë në kuadër të sistemit të drejtësisë. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen, gjithçka tjetër është padrejtësi dhe dëshirë”, ka thënë Kurz.
Ai ka paralajmëruar se Austria në takimin e sotëm të shefave të diplomacive të BE-së në Bruksel do të insistojë që BE-ja t’ia tregojë Turqisë “deri ku i ka kufijtë”.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar dje për mundësinë e kthimit të dënimit me vdekje pas dështimit të grusht-shtetit ku mbetën të vrarë mbi 290 persona.