Austria mezi pret bashkëpunimin me ju, shkruan kryeministri austriak, Sebastian Kurz në një postim në Twitter për kryeministrin Edi Rama me rastin e fitores së radhës të zgjedhjeve parlamentare.
”Urime Edi Ramës për fitoren e radhës të zgjedhjeve parlamentare”, shkruan Kurz, raporton ATSH.
”Austria mezi pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat e tjera politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë e COVID-19, për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE dhe për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, përfundon ai.