Kusari akuzon opozitën: Me çdo kusht në funksion të bllokimit të shtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari akuzon opozitën: Me çdo kusht në funksion të bllokimit të shtetit

    Insajderi
    17 April 2025 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mimoza Kusari nga VV-ja është deklaruar në lidhje me situatën në Kuvend, duke e kritikuar partitë opozitare.

    Ajo ka kritikuar partitë siç ka thënë ajo për shterje të formave kreative të opozitës.

    ‘Është për keqardhje dhe rrethanat në të cilat është vendosur organi më i lartë, Kuvendi, ajo çfarë do të duhej të ishte proces i thjeshtë, më shumë teknik se politik, e kanë vendosur në një rrafsh politik dhe e kanë shprehur jo vetëm pabesinë e atyre mandateve por edhe gjithashtu mos pranimin e rezultateve. Zgjedhjet kanë qenë me një rezultat të qartë. E vendosën në një rrash të cilin treguan se nuk janë pajtuar as me rezultatin më herët as me rezultatin tani. Dhe me çdo kusht duhet të jenë në funksion të bllokimit të shtetit. Nuk ishte ky votim ose propozim i qeverisë, ose i partisë së parë, kjo është procedurë e thjeshtë, e cila asnjëherë më parë nuk është bllokuar në formën si tani. Ju kanë shterrë të gjitha format kreative të opozitarimit të cilat asnjëherë nuk i kanë pasur, dhe tashmë vendosin vetëm të bëjnë bllokadë të shtetit’’, ka deklaruar Kusari. Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark