Kusari ankohet te Simiq se Ramush Haradinaj po i fryn listat e veteranëve, e quan Uran Ismailin “idiot” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kusari ankohet te Simiq se Ramush Haradinaj po i fryn listat e veteranëve, e quan Uran Ismailin “idiot”

    Insajderi
    12 July 2023 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nacionale ka publikuar pjesën e tretë të një audio-përgjimi të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, që komunikon me zyrtarin e lartë të Listës Serbe, Slavko Simiç.

    Në këtë inçizim deputetja Kusari-Lila, ankohet te Sllavko se Ramush Haradinaj po i fryen listat e veteranëve të UÇK-së. Po ashtu, ajo e quan Uran Ismailin ‘’Idiot Patetik’’ dhe e pyet Sllavkon “a e din ti bre kush është Bekim Haxhiu?”.

    Kusari i shpreh Simiqit keqardhjen e saj që duhet të takohen në mënyrë të fshehtë.

    “Dëgjo Sllavko, më vjen vërtet keq për gjithçka që po ndodh. Unë, nga të gjithë njerëzit këtu, do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kam qenë me Vetëvendosjen kur kanë bërë atë çfarë kanë bërë…” , dëgjohet duke i thënë Kusari politikanit Simiq në nisje të incizimeve të sotme.

    Deputetja tenton ta bindë Simiqin se ajo nuk ka dhe nuk ka pasur “agjendë destruktive.”

    Ajo fjalë të këqija para Simiqit flet edhe për Uran Ismailin, të cilin e quan “idiot patetik” megjithëse e pranon se me të kishte pasur dikur shoqëri.

    “Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK.” – dëgjohet derisa i thotë shefja e grupit parlamentar të VV-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark