Kusari: Basha është një nga sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve, uroj që pozita ta ndihmojë të përmbahet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari: Basha është një nga sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve, uroj që pozita ta ndihmojë të përmbahet

    Insajderi
    26 August 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas zgjedhjes së deputetit të VV-së, Dimal Basha, në krye të Kuvendit të Kosovës.

    Ajo e ka quajtur Bashën si njëri ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve në Kosovë.

    Kusari madje shpreson që pozita t’i ndihmojë atij që të përmbahet sadopak.

    “Kryeparlamentari i Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Dimal Basha është një ndër sulmuesit më të mëdhenjë të gazetarëve dhe të aktivistëve në Kosovë.

    Uroj që marrja e pozitës së re do të ndikojë sadopak që Basha të përmbahet dhe të menaxhojë më mirë mosdurimin e tij dhe të partisë së tij ndaj pushtetit të katërt.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark