Kusari dërgon ankesë tek KPM ndaj Klan Kosovës për promovimin e dhunës ndaj gruas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari dërgon ankesë tek KPM ndaj Klan Kosovës për promovimin e dhunës ndaj gruas

    Insajderi
    05 November 2024 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristja e mediave, Flutura Kusari ka adresuar një ankesë tek Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me hyrjen e Atillas Kardesh në emisionin Big Brother Kosova.

    Ajo ka thënë se është e pa pranueshme që një shoë me shikueshmëri t’i jepë hapësirë një dhunuesi dhe promovimin e tij në këtë emision.

    “Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03”, ka shkruar Kusari në Faceook.

    Postimi i plotë:

    Sapo parashtrova ankesë pranë Komisionit të Pavarur për Media kundër emisionit Big Brother dhe Klan Kosova.

    Liria e shprehjes dhe liria e medias nuk janë absolute. Këto të drejta dhe liri vijnë me përgjegjësi dhe është përgjegjësi e televizionit Klan Kosova, që këto të drejta t’i ushtrojë duke transmetuar materiale në pajtim me normat etike dhe ligjore.

    Vendimi i emisionit Big Brother për t’i ofruar hapësirë një dhunuesi dhe promovimi i tij në një emision me shikueshmëri të madhe është abuzim me lirinë e medias dhe të shprehjes.

    Kërkova nga ana e Komisionit të Pavarur për Media që të shqiptojë gjobën më të lartë financiare ndaj televizionit Klan Kosova për shkelje të nënit 3 të Kodit të Etikës së për ofruesit e shërbimeve mediale në Republikën e Kosovës nr. KKPM-2016/03.

    Ky do të jetë një rast kyç (landmark case) për Komisionin e Pavarur për Media dhe precedent në fushën e mbrojtjes së grave nga ky institucion.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark