Kusari e shqetësuar: Menaxhmenti i RTK-së po i detyron gazetarët me iu nënshtru propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari e shqetësuar: Menaxhmenti i RTK-së po i detyron gazetarët me iu nënshtru propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje

    Insajderi
    12 March 2025 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristja e medias Flutura Kusari ka shprehur shqetësimin e saj për cenzurimin dhe kontrollin që menaxhmenti i RTK-së po ua bën gazetarëve të këtij televizioni.

    Ajo ka bërë me dije se menaxhmeti aktuale po i terrorizon gazetarët me procedura disiplinore dhe vendime të padrejta.

    Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se metoda të tilla janë përdorë në Hungari, Poloni dhe Sllovaki për t`i frikësuar gazetarët.

    “Jam thellësisht e shqetësuar me shtypjen, tentim-cenzurimin dhe kontrollin që menaxhmenti i RTK-së po ia bën gazetarëve profesionistë dhe të pavarur të RTK-së. Menaxhmenti aktual është duke i ndjekë të njëjtat metoda që janë përdorë në Hungari, Poloni (përpara),Sllovaki etj me i frikësu gazetarët dhe me i detyru me iu nënshtru propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje. Një prej metodave kryesore është me i terrorizu gazetarët me procedura disiplinore dhe vendime të padrejta kinse për shkelje të rregullave. Një gjë e tillë ka ndodhë sot. Thellësisht e shqetësuar. Turp për këtë menaxhment shtypës dhe cenzurues”, ka shkruar Kusari.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark