Kusari–Lila akuzon opozitën: Po bllokojnë Kosovën për llogari partiake, ndërkohë qytetarët presin veprime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari–Lila akuzon opozitën: Po bllokojnë Kosovën për llogari partiake, ndërkohë qytetarët presin veprime

    Insajderi
    01 June 2025 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja Mimoza Kusari–Lila ka theksuar se Kosova ka nevojë urgjente për funksionalitet institucional dhe u ka bërë thirrje subjekteve opozitare për reflektim politik.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kusari–Lila tha se pavarësisht mosdakordimeve dhe rivaliteteve politike, vendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake. Ajo theksoi se qytetarët kanë votuar dhe presin nga institucionet që të funksionojnë dhe të marrin vendime me autoritet të plotë.

    Ndër të tjera, deputetja ka renditur 10 pika që lidhen me historikun e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës që nga data 15 prill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark