Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për ish-liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, se ai është surrealist, ndërsa për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, se nuk është një lider që ka vizion për të ardhmen që i duhet Kosovës.
Këto komente Kusari-Lila i ka bërë sot në emisionin “Personale” në TV Dukagjini, transmeton Insajderi.
Ajo ka folur edhe për të kaluarën e saj në Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit, për të cilën ka thënë se tashmë është një etapë e mbyllur. /Insajderi.com