Kusari-Lila: Gjakova u injorua nga Qeveria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Gjakova u injorua nga Qeveria

    Insajderi
    03 January 2017 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryerja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se komuna që ajo drejton, gjatë vitit 2016 është injoruar nga Qeveria e Kosovës.

    Dhe kjo, sipas saj ka ndikuar që shumë projekte jetike të bllokohen për komunën e Gjakovës.

    “Zhvillimet politike në qendër kanë pasur ndikim të madh në nivelin lokal. Gjakova është injoruar nga Qeveria e Kosovës, e cila i ka përkrahur komunat që janë pjesë e partive të pushtetit”, tha Kusari-Lila në një intervistë për Epokën e Re.

    Ai thotë se u bllokua projekti i hyrje-daljeve të qytetit, Aeroporti i Gjakovës me asete në vlerë prej 9 milionë eurosh, donacioni nga KFOR-i italian, si dhe shfrytëzimi i hapësirës për parkun industrial.

    Ndër të tjera Kusari Lila ka folur edhe për partinë e re që e kanë paralajmëruar se do ta prezantojnë shumë shpejt, në të cilën ajo është bashkëthemeluese me deputetin tashmë të pavarur, Ilir Deda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark