Kusari-Lila ia kthen AAK-së për mocionin e mosbesimit: I kanë veç… – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila ia kthen AAK-së për mocionin e mosbesimit: I kanë veç…

    Insajderi
    23 March 2024 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje, më konkretisht shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar pasi AAK-ja paralajmëroi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

    Në një konferencë për media, Kusari-Lila u pyet mbi këtë çështje, ku tha se nuk është hera e parë që AAK-ja inicion mocion të mosbesimit.

    “Nuk e konsiderojmë që ka hapësirë apo nevojë për dorëheqje ose përmbyllje të legjislaturës e Qeverisë. Kemi opozitën që ka kërkuar zgjedhje të reja…megjithatë, ekzistojnë dy forma, njëra është me mocionin e mosbesimit, duhet t’i kenë votat, nuk është hera e parë që AAK-ja që i ka vetëm tetë deputetë, dhe një grup parlamentar të opozitës që ka thënë se s’i jep nënsknshkrimet, inicion mocionin e mosbesimit, dhe e dyta është shpërbërja e Kuvendit.” – u shpreh ajo.

    Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar një Mocion përmbajtësor në emër të deputetëve të kësaj partie, të dërguar te kryesia e Kuvendit të Kosovës, më konkretisht, kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Ky subjekt politik ka publikuar edhe një draft rezolutë, në të cilën thuhet:

    “1.Të gjithë parametrat e deritashëm, sot në tre vjetorin e kësaj Qeverie, janë dëshmi se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK.

    2. Pas dorëheqjes ose shkarkimit të qeverisë, të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark