Kusari-Lila “matet” në vota: Albulena Haxhiu është tri here më shumë e votuar se Haradinaj, 30 mijë vota më shumë se Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila “matet” në vota: Albulena Haxhiu është tri here më shumë e votuar se Haradinaj, 30 mijë vota më shumë se Krasniqi

    Insajderi
    23 April 2025 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja Mimoza Kusari -Lila nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstituive të së mërkurës.

    Kusari-Lila, e ka lavdëruar propozimin e VV’së për kryekuvendare, Albulena Haxhiun, për punën dhe aktivitetin e saj.

    “Lehtësia me të cilën po gjykohet dhe po vlerësohet mundësia e ndërrimit të kandidates të Grupit Parlamentar tonë është i papranueshëm. Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me 125 mijë vota, apo thënë ndryshe tri herë më shumë vota se Haradinaj apo dy herë më shumë se i tërë grupi i AAK’së. Do të thotë pesha politike i Haxhiut për të qenë kryetare e Kuvendit, është i pakontestueshëm. Gjithashtu nëse krahasohet edhe me vetë liderin e opozitës, Memli Krasniqi, – znj. Haxhiu është 30 mijë vota më para”, deklaroi ajo.

    Haxhiu ka qenë mbi 11 vite, deputete e opozitës në Kuvendin e Kosovës. Roli i saj nuk ka qenë unifikues me thirrje, por ka qenë opozitare. Dhe besoj se si opozitare ka tregu përkushtimin, betejën e vazhdueshme për të gjitha kauzat për të cilat ajo dhe Vetëvendosja i ka përfaqësu”, tha pos tjerash ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark