Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka folur për audio-incizim ku ajo dëgjohet duke folur me përfaqësuesin e Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Mimoza Kusari-Lila në RTV Dukagjini thotë se me Simiqin ka pasur komunikime publike për shkak të disa koordinimeve që lidhen me interesat e komunitetit.
“Ka qenë e domosdoshme që për disa ligje siç janë ligji për festat fetare të jenë prezentë edhe ta. Për dy vite me Sllavko Simiçin jam takuar 6-7 herë. Emri i Radojçiqit është përmendur vetëm pasi është lëshuar fletarrestim ndaj tij”.
“Diskutimet kanë qenë vetëm për çështje legjislative. Asnjë koment aspo diskutim tjetër nuk është bërë me Listën Serbe.