×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila mohon përgjimet: Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiqin, ajo ka qenë në gjuhën shqipe

    Insajderi
    10 October 2024 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ka biseduar vetëm një herë me kryeterroristin Milan Radoiçiq. Ajo ka mohuar vërtetësinë e përgjimeve të dala dje, duke thënë se kanë qenë të fabrikuara.

    Kusari-Lila këto i deklaroi në një konferencë për media, ku tha se s’ka biseduar ndonjëherë me Radoiçiq dhe Listën Serbe për projektligjin për pagën minimale dhe çështjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Insajderi.

    Disa takime që kanë ndodhur të Slavsko Simiqi kanë qenë në raport me agjendën legjislative. Asnjë gjykatës i Gjykatës Kushtetuese s’ka kalu. Z. Enver Peci ka kalu pasi ata që nuk kanë qenë pjesëmarrës. Me ta kemi bisedu për çështjen e ligjit për liritë fetare…”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    E njëjta ka përmendur argumentin e shefit të saj, Albin Kurtin, që qeveria po tenton të sulmohet përmes një lufte hibride.

    Mund të them lirisht që Lista Serbe kanë tregu katërcipërisht që është organizatë kriminale. Fatkeqësisht po u j epet hapësirë. Ata ka dy vite e gjysmë që nuk janë në Kuvendin e Kosovës. Ata s’kanë mundur ta shantazhojnë në asnjë mënyrë në Qeverinë… Përmes formave të luftës hibride që kanë të bëjnë me materialet që po u servohen opinionit publik”, tha ndër të tjera ajo.

    Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiq në gjuhën shqipe dhe i qëndroj pas. Ajo çfarë kam dëgjuar dje, nuk është bisedja ime. Ajo është e montuar. Unë nuk kam folë me Radoiçiq në telefon për ligjin e pagës minimale”.

    Kusari-Lila ka thënë se do ta zgjerojë kallëzimin penal pas këtij përgjimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark