×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila njofton se u operua nga kanceri i gjirit, ka një apel për gratë

    Insajderi
    08 November 2024 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar që sot ka dalë nga Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas operimit për kancerin e gjirit, shkruan Insajderi.

    Ajo ka treguar se diagnoza i është bërë tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të përvitshëm, dhe se ka vendosur të ndjekë rekomandimet e mjekëve për operacion dhe trajtim të mëtejshëm.

    Në postimin e saj, Kusari-Lila apelon që të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ende ekzaminimin e gjirit gjatë muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, të kryejnë kontrollet sa më parë.

    Ajo thekson se kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia.

    “Zbulimi i hershëm shpëton jetë,” shkruan ajo, duke theksuar se vonesat në diagnostikim mund të sjellin pasoja të rënda.

    Kusari-Lila, ka falënderuar ekipin mjekësor për përkushtimin sipas saj dhe profesionalizmin e treguar gjatë trajtimit.

    “Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e juaja inkurajuese dhe mbështetjen tuaj,” shkroi ajo.

    Një ditë më parë, Gazeta Insajderi raporti se Kusari-Lila ishte shtrirë në spital.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark