Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se nuk janë të vërteta konstatimet që kryeministri Albin Kurti, ka neglizhuar raportimet para deputeteve në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se sa herë që kryeministri Kurti ka pasur ftesë që të raportoj para deputeteve ai është paraqitur.
Madje sipas saj, Kurti në një rast ka ndërprerë edhe një takim jashtë vendit që të raportoj para deputetëve.
“Kryeministri jonë është njëri prej kryeministrave më aktiv në Kosovë, sa herë që është ftuar dhe ka pasur nevojë për prezencën e tij ai ka qenë aty. Ju e dini qe seancat zgjasin me orë, në momentin e bisedimeve tona që nuk e kërkojnë involvimin e domosdoshëm të kryeministrit jam e sigurt qe koha e tij mund të përdoret shumë më efektive jashtë vendit. Në secilin herë që kryeministri ka pasur ftesë dhe ka qenë i përfshirë në debat e përmbylljes së tre vjeçarit të muajit maj, ai e ka ndërprerë një takim jashtë vendit dhe është kthyer në Kosovë por deputetët e opozitës nuk ishin në sallë”, ka thënë Kusari-Lila.