Kusari-Lila propozon ndalimin e mallrave serbe në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila propozon ndalimin e mallrave serbe në Kosovë

    Insajderi
    14 January 2017 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht kryetare e Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila, ka kërkuara ndalimin e mallrave serbe si masë reciproke ndaj trenit që Serbia sot ka nisur për në Kosovë.

    Kusari Lila nëpërmes një statusi në Facebook, ka shkruar se pasi treni është nisë, për të cilin sipas saj nuk ka pasur mënyrë e as gatishmëri për ta ndaluar, mund të ndalohen në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb.

    “Më shumë se 1 mil Euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 mil Euro të humbura shteti Serb. E shteti Kosovar të tregojë që interesi i shtetit është mbi interesin personal”, shkruan Kusari-Lila.

    Ajo ka thënë se është koha për Zv/Kryeministrin Ramiz Kelmendi “të tregojë sa seriozisht e ka zhvillimin e Kosovës”.

    “Nuk ndodh në asnjë shtet të hyjë tren ilegal, përveç nëse nuk e “legalizoi” dikush ilegalisht”, tha ajo.

    Më tepër nga Dosja Grande

    Astrit Haraqija, sekseri i dyshuar i Ukë Rugovës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark