Mimoza Kusari-Lila, sefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se ka një mbështetje për votimin “për’ për marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Kusari-Lila tha se nuk do të ketë seancë të re të Kuvendit të Kosovës, për shkak se ka pika të shumta që kanë mbetur nga esencat e kaluara.
“Kemi komunikuar vazhdimisht me grupet parlamentare të opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit të tyre”, ka thënë Kusari-Lila.
Tutje, Kusari tha se ka njoftuar se në sesionin vjeshtor nuk ka kohë që të formohen komisione të reja hetimore, pasi për pak muaj do të përfundojë mandati i kësaj legjislature.