Kusari-Lila: Zhvillimin e Gjakovës e mbështesim tek ndërmarrjet e vogla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Zhvillimin e Gjakovës e mbështesim tek ndërmarrjet e vogla

    Insajderi
    08 April 2016 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, në një ligjëratë të mbajtur me student të Universiteti Amerikan të Kosovës, ka folur për sfidat në qeverisjen lokale dhe në zhvillimin ekonomik të komunës së saj. Ajo është shprehur se institucioni që e drejton ka edhe sfida dhe duhet të përmirësohen edhe më tutje shërbimet për qytetarët.

    Kusari – Lila ka deklaruar se komuna që ajo e drejton ka fokusuar forcat në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar ato me këshilldhënie si dhe përmes granteve të ndryshme.

    Duke folur për sfidat e rigjallërimit të ndërmarrjeve publike, Kusari – Lila është shprehur se ka barrier ligjore që po i pamundësojnë asaj t’i ngrit ato ndërmarrje.

    “Fokusi im ka qenë që t’i ndihmoj ndërmarrjet publike që kanë qenë pronësi të komunës së Gjakovës, por për shkak të barrierave ligjore kjo ka qenë e pamundur deri tani dhe në vend të kësaj kam vendosur që t’i ndihmoj ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

    Kusari ishte pjesë e serisë së ligjëratave publike “Të flasim për qeverisjen e mirë” që do të organizohet këtë vit dhe vitin e ardhshëm nga projekti DEMOS, duke targetuar studentët e universiteteve publike dhe private në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark