Kusari: RTK-së mund t’i transferohen mjetet, por duhet vullnet politik nga kryeministri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari: RTK-së mund t’i transferohen mjetet, por duhet vullnet politik nga kryeministri

    Insajderi
    22 July 2025 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka sqaruar situatën me buxhetin e RTK-së.

    Ajo tha se pasi nuk ka Komision për Financa, fondet mund të transferohen me vendim të kryeministrit, nëse ka vullnet.

    Postimi i Kusarit:

    Situata me paga në RTK

    RTK-së i transferohen mjete financiare dy herë në vit.

    Procedura është që RTK përgatit raport gjashtë mujor për shpenzimet e bëra dhe shpenzimet e planifikuara, e dërgon në Komisionin për Financa në Kuvend. Komisioni i aprovon dhe dërgon kërkesë në thesar për transferim të mjeteve.

    Më datë 31 korrik ekziston rrezik serioz që punëtorët e RTK-së mos me u pagu sepse nuk është transferu pjesa e dytë e mjeteve, për shkak se komisioni parlamentar për financa nuk ekziston.

    Në të kaluarën, ka pasë situata të tilla dhe kriza është evitu a) me vendim të komisionit për financa, edhe pa debat dhe miratim formal dhe b) me vendim të veçantë të kryeministrit.

    Kështu që, transferimi i mjeteve mund të ndodhë sepse ka precedentë por për këtë duhet vullnet politik nga kryeministri.

    RTK-së, duhet me ia transferu mjetet, me ia rritë buxhetin dhe punëtorëve të RTK-së duhet me ua rritë rrogat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark