×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari deklarohet pas largimit të dy deputetëve nga VV`ja

    Insajderi
    01 October 2024 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica zyrtarisht nuk do të jenë më pjesë e kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, tha ky veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral.

    “Çdo gjë është e tepër të komentohet tani kur janë shpallur zgjedhjet e rregullta nacionale të cilat janë të caktuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm, prandaj secili veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral., për shkak se nuk shoh ndonjë hapësirë ose mundësi tjetër për të bërë ndryshim tjetër përveç se për t’u pozicionuar në aspektin zgjedhor ose elektoral diku tjetër. Prandaj, arsyetimet për mua nuk është se tashmë duhet t’i komentojmë ose të vazhdojmë sagën e komentimeve”, tha ajo.

    Kusari tha se është për keqardhje pasi nuk ka pasur njoftim paraprak nga deputetët për largim.

    “Për keqardhje është që nuk kanë bërë njoftim paraprak. Do të ishte kurtuazi minimale gjatë gjithë kësaj kohe të qëndruarit bashkë dhe natyrisht shërbimit në të njëjtin grup parlamentar, të paktën të kishin deklaruar ose komunikuar grupit. Nuk ka pasur një deklarim të tillë. Sido qoftë është zgjedhje e tyre. Unë ju uroj sukses kudo që janë. Natyrisht që janë mos pajtime parimore që kanë të bëjnë në raport se si organizohet puna dhe shteti, dhe cilat janë vendimet që i merr Kuvendi përfshirë këtu edhe miratimin e ligjeve dhe miratimin e Kodit Civil”, ka thënë Kusari-Lila.

    Shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk ka pasur hapësirë për negociata paraprake sa i përket Kodit Civil, me dy deputetët të cilët si arsye kanë potencuar shtyrjen përpara të Kodit Civil nga shumica parlamentare e deputetëve të VV-së.

    “Sa i përket një çështje në veçanti është diskutuar. Nuk ka pasur hapësire për negocim në kuptimin e kompromiseve që mund të bëhen brenda një program legjislativ, ose brenda një përmbajtje. Kodi nuk ka kaluar ende, por janë edhe një pjesë e ligjeve tjera të cilat e kanë një bazë të besimit tjetër që ka dalluar me pjesën tjetër të grupit. Prandaj në këto javët ose ditët e fundit nuk është se ka qenë çështje e negocionim. Kanë parë rrugën ose orientimin e tyre që mund të realizojnë synimet dikund tjetër dhe përtej kësaj nuk kam tjetër se çfarë të shtoj”, u shpreh Kusari-Lila për rtv21.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark