×
Analiza

Kush do të bëhet President? – Gara e Osmanit e varur nga LDK-ja

Insajderi
29 March 2021 - 15:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Visar Duriqi/Vranina Kelmendi

Derisa Albin Kurti fitues i zgjedhjeve mbi 50% po i shijon ditët e para të fitores së tij të madhe, në rrugëtim me të është edhe Vjosa Osmani, pretendente për presidente.

Gjatë kohës së fushatës rrugëtimi i Kurti dhe Osmanit ishte i përbashkët, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe zgjedhjes së Kurtit për kryeministër, Osmani do t’i mbetet ta vazhdojë rrugën e vetme për presidente.

Por, Qeveria Kurti II nuk i ka themelet e sigurta, derisa të zgjidhet presidenti i vendit.

InDoks në emisionin e publikuar “Kush do të bëhet President?”, ka shpalosur disa nga skenarët për zgjedhjen e presidentin, lojën për sigurimin e votës si dhe cili prej personazheve do të mund ta arrijë unifikimin e besimin e deputetëve për ta udhëhequr vendin për pesë vitet e ardhshme.

Kandidatja, Vjosa Osmani- Sadriu, ka arritur të sigurojë më shumë se 300 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, po pavarësisht fitores ajo nuk ka mundur që t’i sigurojë votat për arritjen e korumit në Kuvendin e Kosovës. Mundet lehtë të dështojë nëse LDK-ja vendos në disfavor të saj.

“Para se me shku tek dështimi partitë duhet mu negociu dhe janë të vendosur nuk do ta votojnë Vjosën nuk do të jetë pjese e korumi me shiku një figure konsensuale që vendi mos të shkoj në një zgjedhje të parakohshme”, ka thënë analisti Arton Demhasaj.

Përshkak gjuhës së saj së ashpër e ngritur politikisht nga ky këndvështrim, Dardan Sjediu, në një intervistë për InDoks ka thënë se partitë si pasojë e kësaj nuk mund të sigurojë korum në  

“ Vjosa Osmani ndërtuar mbi betejën e Hashim Thaçit, figura e saj është kjo, betejë me Hashim Thaçin, beteje me Isa Mustafën dhe fatkeqësisht apo fatmirësisht ajo është figura me e votuara ata i duhen 80 deputet ne salle. 80 deputet sigurohen me LDK-në me miniortet jo serbe dhe me votat e LVV dhe këto mjaftojnë që të përmbushet kërkesa kushtetuese për korum”, ka thënë  Sjediu

Osmani, Haradinaj apo Jashari?

Pos Vjosa Osmanit, pretendetë tjetër është edhe kryetari i Alenacës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka siguruar jo edhe aq shumë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Një nga emrat që flitet e përflitet sa herë që komplikohet puna e zgjedhjes së Presidentit, del të jetë dikush nga familja Jashari. Lëvizja Vetëvendosje, para dy vitesh kishte propozuar si president, Murat Jasharin por në pas marrëvshjes me Osmanin, Jashari nuk është përmendur në fushatën zgjedhore.

Arton Demhasaj është shprehur se figura e Murat Jasharit mund të ishte ndoshta unifikim i gjitha partive politike në vend.

“Figura e Murat Jasharit do të ishte një figure konsensuale të paktën shqiptarë në Kuvend nuk do të votonin kundër tij duke lidh edhe kontributin në luftën e UÇK-së dhe çlirimin e vendit do të ishte një figurë enblamtike që do ta unifikonte faktorin politik do ta përfaqësonte me nder dhe integritet Kosovën”, ka shtuar Demehasaj.

Arton Demhasaj, ka personifikuar Haradinaj si figurë më unifikuese të partive në Kosovë se sa Osmanin. Duke konsideruar që ka raporte të mira me të gjitha partitë.

“Në këtë drejtim mendoj që figura e Haradinajt është tjetër, është një politikan tashmë 20 vite pas luftës mund ta trajtojmë si person të luftës po është politikan është ofrues për pozitën e presidentit pra duket që Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Vjosa Osmanin me deputete e saj. LDK-ja dhe minoritetet jo sebe mjaftojnë për kuorum për tu zgjedh presidenti dhe Lëvizja Vetëvendosje që është deklaruar se kandidati për president i saj është Vjosa Osmani- Sadriu, dhe zoti Jashari tashmë nuk është ne diskutim të LV meqë plotësisht me të drejt kanë kandiduar me zonjën Osmanin – Sadriu”, ka Demhasaj .

Kurse Dardan Sejdiu ka thënë se Murat Jashari është përdor nga Lëvizja Vetëvendosjes për shkak të votave.

“E para Murat Jashari është përdor nga Lëvizja Vetëvendosje, kur përfiltet se Haradinaj do të garojë në zgjedhje me idenë e presidentit atëherë u si me thënë në kuadër të kalkulimit në Kuvend për të siguruar numrat e kanë përmendi figurën Murat Jasharit në fakt nuk e kam dëgju zotin Jasharin kam dëgju subjekte politke duke përmendur emrin e Murat Jashari”, ka thënë Jashari.

Skenari nëse Vjosa Osmani nuk zgjedhet presidente

Zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente është duke u varuar nga përgjigja nga pozicioni që do ta ndërmarr Lidhja Demokratike e Kosovës, nëse do të jetë e pranshime në sallë të paktën të ia sigurojë korumn. Kurse partitë e tjera janë deklaruar se nuk do të votojnë Osmanin si presidente të Kosovës.

Diskutimi se a do të arrijë Vjosa Osmani ta marrë postin e presidentit është duke u varur nga përgjigja që do të ketë LDK-ja pas diskutimit që kanë pasur së bashku.

Por, pasi që befasitë mund të ndodhin, figura e Vjosës mund të zëvendësohet më ndonjë figure tjetër ose vendi të shkojë prapë në zgjedhje. Analistë në një intervistë për InDoks kanë thënë se nëse nuk arrin të marrë postin e presidentit mund ta ushtrojë ndonjë detyrë në Qeveri apo të vazhdojë postin e deputetes.

“Jam optimsit do të gjindet një zgjedhje nëse nuk është zonja Osmani atëhere vazhdon të jetë deputete pra besoj do të jetë një deputete e mirë e pushtetit. Por mund të ndodh edhe te promovohet në ministri edhe kjo mund të bëhet do të ishte një ministre e jashtme apo e integrimeve evropiane”, ka thënë Dardan Sejdiu.

Kurse Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, ka thënë se nëse dështon procesi votimit, Osmani mund të ketë rikthim në Qeveri dhe mundësi që ta regjistroj partinë e saj.

“Nëse dështon procesi i Osmanit mundet potencialisht me pas rikthim të saj ne qeveri mund te largohet një ministrie që ta lëshoj vendit që të bëhet pjese e qeverise kjo është mundësia, zonja ka pasur mundësi për krijimin e jë partie, pra mundet me mbet deputete njëkohesisht me fillu organzimin dhe regjistrimin formal te subjektit të saj poltik”, ka thënë Demhasaj/InsajderiInDoks

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark