Xhudistja kosovare Laura Fazliu do të përballet me francezen Clarisse Agbegnenou në çerekfinale të garës së xhudos deri në 63 kilogramë.
Fazliu dhe Agbegnenou janë përballur dy herë me njëra-tjetrën. Të dyja përballjet i ka fituar xhudistja kosovare.
Agbegnenou është legjendë e xhudos. Është kampione olimpike, medaliste e argjendtë olimpike, kampione e gjashtëfishë botërore dhe e pesëfishtë e Evropës.
Meçi mes tyre pritet të nisë rreth orës 13:25.