×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kush don paqe sot, emri i saj është liri”, Molliqaj kërkon që Kosova ta njohë shtetin e Palestinës

    Insajderi
    04 June 2024 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar që Kosova ta njohë shtetësinë e Palestinës.

    Ai ka përmendur njohjen e Palestinës nga disa shtete, duke kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe Kosova.

    “Kush don paqe sot, emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën. Së fundi, Spanja, Norvegjia e Irlanda njohën Palestinën si shtet. Një gjë të tillë pritet ta bëjë shpejt edhe Sllovenia. Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!” – ka shkruar Molliqaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark