Kush e hodhi gazin lotsjellës në protestën e veteranëve? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush e hodhi gazin lotsjellës në protestën e veteranëve?

    Insajderi
    06 June 2022 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se protestuesit kanë hedhur gaz lotsjellës, ndërsa këta të fundit gishtin e drejtojnë nga policia.

    Dyert e Kuvendit u rrethuan me pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

    E kordoni i Policisë që rrinte para atyre do të rezistonte vetëm pak minuta.

    Një numër i madh i protestuesve kaluan brenda oborrit të Kuvendit, e në momentin e parë që shkelën brenda oborrit, u pa te hidhej gaz lotsjellës.

    Kjo bëri që protestuesit të reagonin më dhunshëm karshi pjestarëve të Policisë.

    Të gjithë flisnin se adresa kryesore e këtij gazi ishte Policia e Kosovës.

    Kështu thoshte edhe udhëheqësi i protestuesve.

    Por nuk vonoi shumë, dhe me një komunikatë drejtuar për mediat, nga Policia e Kosovës mohuan se ishin ata që kanë hedhur gazlotsjellës.

    Në fakt, sipas Policisë ishin protestuesit ata që e bënë këtë veprim.

    Por kur pyetja ende nuk ka një përgjigje, dikush nga Vetëvendosja mori rolin e hetuesit.

    Në fakt, sipas Policisë ishin protestuesit ata që e bënë këtë veprim.

    Por kur pyetja ende nuk ka një përgjigje, dikush nga Vetëvendosja doli me një pistë të re.

    Anëtari i Vetëvendosjes është shprehur i sigurtë se ishte PSD ajo që hedhi gazin.

    Ky aludim i Egzon Azemit vie pasi pa prezencën e kreut të PSD-së në protestë.

    E Dardan Molliqaj e përjetoi vetë këtë gaz, gjë që u pa teksa tregoi para mediave arsyen e mbështetjes së kësaj proteste.

    Televizioni ka xhiruar edhe mjetet shpërthyese që dyshohen se u hodhën gjatë protestës.

    Të njëjtat janë konfiskuar në fund të protestës nga hetuesit policorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark