Kush e vrau John Kennedy? Trump nënshkruan vendimin që i jep fund sekretit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kush e vrau John Kennedy? Trump nënshkruan vendimin që i jep fund sekretit

    Insajderi
    24 January 2025 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv për publikimin e dosjeve në lidhje me vrasjet e John F. Kennedy, Robert F. Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

    Kjo është një gjë e madhe. Shumë njerëz e presin këtë për një kohë të gjatë, me vite, me dekada”, tha Trump duke nënshkruar urdhrin ekzekutiv në Zyrën Ovale, raporton CNN, përcjell Insajderi.

    Bëjeni këtë për RFK Jr.”, tha ai, duke treguar se stilolapsi që përdori për të nënshkruar urdhrin duhet t’i jepet të zgjedhurit të tij për të udhëhequr Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, i cili është djali i ish-prokurorit të përgjithshëm dhe nipi i presidenti i ndjerë.

    Gjithçka do të zbulohet”, shtoi Trump.

    Shumë nga dosjet në lidhje me vrasjen e JFK janë zbuluar tashmë, përfshirë 13,000 dokumente të lëshuara gjatë administratës së Biden. Megjithatë, shumë nga dokumentet janë redaktuar.

    Familjet e tyre dhe populli amerikan meritojnë transparencë dhe të vërtetë. Është në interesin kombëtar që përfundimisht të publikohen të gjitha të dhënat në lidhje me këto atentate pa vonesë”, thuhet në urdhrin e Shtëpisë së Bardhë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark