Kush e “zvarriti”  procesin e vendimit të ligjshmërisë për Sunny Hill? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush e “zvarriti”  procesin e vendimit të ligjshmërisë për Sunny Hill?

    Insajderi
    14 June 2022 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas informacioneve se “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Kosovë por në Shqipëri dhe pas reagimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama se qeveria ” ka zvarritur” procesin, ka reaguar edhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

    MAPL ka dalë me një komunikatë për media lidhur me zhvendosjen e Festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë. Vonesat nga kjo ministri u konsideruan si arsyeja kryesore e largimit të festivalit këtë vit, teksa komuna ka thënë se e ka bërë të pamundurën që të mos e humbasë organizimin.

    Por, një dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi, i drejtuar për të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës nga MAPL më 12 janar të këtij viti, thuhet se afati për publikimin e listave të përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës si dhe listën e veçantë të pronave që synon për dhënien në kërkim për këtë vit mund të bëjë deri me 31 Mars 2022.

    “Afati për publikimin e listave të përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës si dhe listën e veçantë të pronave që synon për dhënien në kërkim për këtë vit mund të bëjë deri me 31 Mars 2022. Çdo proces për dhënin e pronave nuk identifikohet, për pronat e paa, për pronat e publikuara dhe pasi afati nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vlerësohet jo legjitim”, thuhet në dokument.

    Kurse, në anën tjetër, vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “The Sunny Hill”, me procedurat e negocimit të Kryetarit të Komunës, është aprovuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës me 10.05.2022, ndërsa për shqyrtim të ligjshmërisë në Ministri është pranuar me datë 16.05.2022.

    Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe e cila do të shfrytëzohej për 99 vite.

    Vendimi i ishte dërguar MAPL-së për vlerësim të ligjshmërisë.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin që ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi i ka dërguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    Ministri kishte kërkuar që të bëhen disa ndryshime.

    “Eshtë e rëndësishme që të vendoset mbi parimet e dhënies së pronës publike në shfrytëzim duke e konsideruar

    a) Kohëzgjatjen e dhënies së pronës komunale në shfrytëzim b) përdorimin e përbashkët jashtë kalendarit të festivalit me Komunën e Prishtinës, c) mundësia e shfrytëzimit edhe nga festivalet e tjera në vend. Bazuar në këto parime, proceduralisht këtë mund ta zhvillojmë.”, thuhet në dokument.

    Kurse në komunikatë, MAPL-ja ka thënë se për vendimin e Komunës së Prishtinës që “Sunny Hillit” t’i jepet një pronë në Bërnicën e Poshtme për 99 vjet ka pasur reagime nga shoqëria civile që ka tërhequr vërejtjen për mënyrën se si ishte proceduar me procesin.

    “Megjithatë ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar të trajtojmë me interes dhe seriozitet aktin në fjalë. Aktualisht Ministria jonë është në pritje të përgjigjes në pyetjet që i kemi dërguar Kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama. Duke e ditur rëndësinë e një cilitdo investim madhor dhe nevojës për projekte serioze dhe gjithnjë përmes procedurave siç parashohin ligjet dhe rregulloret, por edhe në përputhje me interesin dhe mënyrën e shfrytëzimit të pronës publike ju njoftojmë se jemi në proces të shqyrtimit të këtij akti dhe se nuk bëhet fjalë për anulim nga ana e ministrisë”, thuhet në reagim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark