×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kush është 14-vjeçari që zbuloi problemin e Apple me FaceTime

    Insajderi
    04 February 2019 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jo vetëm që e zbuluan por ai dhe mamaja e tij kishin shpenzuar një javë pa sukses të bindin Apple të bënte diçka për këtë problem të FaceTime.

    Në zemër të zbulimit shokues të FaceTime, një problem i cili esencialisht shndërronte çdo iPhone në një mikrofon live, qëndron një djalosh 14-vjeçar i cili kishte shfrytëzuar keqfunksionimin një javë përpara se Apple të merrte masa.

    “Ajo që më habiti ishte si mund të ndodhte diçka e tillë,” shprehej Grant Thompson, një djalosh nga Arizona. “Unë jam vetëm 14 vjeç dhe e zbulova aksidentalisht, në vend të njerëz të cilët Apple i paguan për këtë punë.”

    Jo vetëm që e zbuluan por ai dhe mamaja e tij kishin shpenzuar një javë pa sukses të bindin Apple të bënte diçka për këtë problem të Facetime.

    Telefonuesit duke shfrytëzuar keqfunksionimin e FaceTime mund të aktivizonin mikrofonin e marrësit të telefonatës pa pranuar apo refuzuar thirrjen nga ky i fundit.

    “Na u deshën 9 ditë për të marrë një përgjigje,” tha Ai. “Mamaja ime kontaktoi me ta çdo ditë përmes e-mail-it dhe duke i telefonuar.

    Ky makth tashmë ka marrë fund sepse Apple përkohësisht ka çaktivizuar funksionin e thirrjeve në grup. Megjithatë kjo ngjarje mund ta ndjekë kompaninë për shumë kohë. Zyrtarët e Shtetit të Nju Jorkut kanë hapur një hetim për të drejtat e konsumatorit. Të tjerë janë çuditur pse Apple i mori kaq shumë kohë adresimi i problemit.

    Ditën e Premten në një dalje zyrtare për shtyp kompania falënderoi familjen Thompson si dhe premtoi një rregullimi këtë javë. Kur të mbërrijë ky i fundit, funksioni i thirrjeve në grup do të aktivizohet.

    Grant është një student i cili pëlqen të luajë basketboll, të bëjë punë vullnetare dhe të luajë lojën Fortnite. Mbrëmjen e 19 Janarit ai ishte përpjekur të telefononte miqtë kur zbuloi problemin.

    “Nëse një 14 vjeçar e ka zbuluar, imagjinoni sa të tjerë mundet të kenë bërë të njëjtën gjë,” shprehej një ekspert sigurie i Veracode.

    Të Premten inxhinierët e Apple riprodhuan me shpejtësi gabimin sipas kompanisë por që zgjidhja do të vinte një javë me vonesë dhe kjo shkaktoi edhe më tepër habi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark