Kush është 25-shi i PDK-së Besianë Musmurati? – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Kush është 25-shi i PDK-së Besianë Musmurati?

    Insajderi
    06 February 2025 - 10:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besianë Musmurati është e bija e Basri Musmuratit, veprimtarit të çmuar të çështjes kombëtare, i burgosur politik dhe veteran i UÇK-së, e më pas edhe funksionar i lartë në PDK.

    Ajo ka zgjedhur të garojë për deputete në Kuvendin e Kosovës në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

    Përveç vlerave patriotike të familjes së saj, Besiana ka edhe një shkollim superior dhe një përvojë solide përkundër moshës së re.

    – Besiana ka shërbyer si diplomate në Bruksel dhe Washington,

    – Ka punuar në Odën Amerikane dhe në Parlamentin Evropian,

    – Ka qenë Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e Uran Ismailit dhe së fundmi ka shërbyer edhe si

    – Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ku ishte e dalluar për nga performanca e mirë.

    Përkushtimin në shërbim të atdheut e ka të rrënjosur thellë në trungun e saj familjar dhe tash ajo ka vendosë që ta vazhdojë në nivel tjetër këtë traditë të angazhimit për të mirën e përbashkët.

    Besianë Musmurati kandidon në listën e PDK-së me numrin 25.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Zgjedhjet 2025
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark