Personi që shihni në foto është Aleks Marku, babai i cili hapi zjarr ndaj forcave RENEA nga banesa ku mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur.
Pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët, dhe gjithashtu vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.
Mbajti peng dy fëmijët e mitur në Durrës dhe qëlloi me armë drejt RENEA-s, vihet në pranga 40-vjeçari
Mbajti peng dy fëmijët, momenti kur 40-vjeçari në Durrës arrestohet nga policia (VIDEO)
Siaps policisë, Marku nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal dhe sipas burimeve bashkëshortja e tij është kthyer ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” me dy fëmijët e mitur
Ndërkaq, besohet se ishte nën efektin drogës dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa banesën e kishte marrë me qira për 1 javë me Durrës.
Në deklarimet paraprake 40-vjeçari, është shprehur se i ka marrë fëmijët për t’i mbrojtur, ndërsa policia po verifikon nëse ka pasur konflikte me bashkëshorten e tij gjë që e kanë ccuar Markun në ndërmarrjen e një akti të tillë.
Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40-vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.
Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.
Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.
Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.
Gjithashtu, Policia nxori të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.
40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.
Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.