Në gusht të 2019, Bajram Veliaj privoi nga jeta bashkëshorten e tij Armenda Aliu-Velija, duke shtënë 15 herë në drejtim saj dhe duke e goditur të njëjtën 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit.
Për këtë vepër penale, sot Bajram Velija, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i palës së dëmtuar, Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook.
“Vrasësi i gruas së vet, Armenda Aliu Velija, u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata, ashtu si e kam propozuar në cilësinë e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, e ka dërguar porosinë në shoqërinë tanë: tash e tutje, vrasjet e grave do të dënohen maksimalisht. Përndryshe, ky vendim i guximshëm po e kthen besimin në sistemin e drejtësisë”, ka shkruar Koci.
Si ndodhi vrasja në gusht të vitit 2019?
Çifti i cili jetonin dhe vepronin në Zvicër ishin duke qëndruar në Kosovë për dy javë rresht, pasi ishin në kohën e pushimit.
Sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit thuhet se para se të ndodhte vrasja çifti kishin një mosmarrëveshje mes vete.
Pas zënkës, e ndjera kishte dalë nga shtëpia, ku më pas burri i saj e kishte marrë armën e llojit “Pietro Beretta Gardone” dhe kur e kishte parë që viktima kishte dalë nga objekti i banimit, kishte shtënë 15 herë në drejtim të saj.
Sipas gjykatës thuhet se me “Ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë”.
Menjëherë, pas këtij akti Bajram Velija ishte vet ai që e lajmëroi policinë duke pranuar se shtiu me armë mbi gruan e tij.
Si reaguan familjarët?
Familja e të dyshuarit: Jemi të shokuar, nuk e dimë se çka ka ndodhur. Gruaja e tij ka qenë shumë e mirë
Të shokuar nga e gjithë kjo ngjarje e rëndë janë dy vëllezërit e Bajramit. Njëri nga ta ka treguar se mbrëmë vëllai i tij e kishte thirrur atë në telefon. “E kam vra gruan”, tregon ai se i kishte thënë.
“Kurrë nuk e kisha mëndu që ka ndodhë kjo. Ne nuk jemi familje kriminele. Ka ndodhë ajo. Vllai mbrëmë më ka thirrur, më tha kështu. E vrava gruan. Unë nuk besoja. Thash nuk ka shanse me ndodhë”, tregon vëllai i të dyshuarit për vrasje.
Ai thotë se tashmë e ndjera në momentin kritik kishte qenë duke hipur në taksi. Njëri nga vëllezërit tregon se çifti mund të ketë pasur disa telashe me njëri-tjetrin.
“Ajo ka qenë duke hipur në taksti, edhe ka ndodhë. Ata kanë jetuar bashkë në Zvicër. Telashe familjare ka pasur. Rasti është nën hetime. Që vjen puna deri në këtë shkallë kurrë nuk e kisha besu”, rrëfen vëllai i Bajramit.
Ndërkohë njëri nga fqinjët e të dyshuarit ka thënë se Bajram Velija, kohëve të fundit kishte shfaqur shenja agresiviteti.
“E kam vrarë gruan” – pasi kreu krimin Bajram Veliaj i telefonoi vetë vëllait dhe policisë
“Unë kam pas raporte të mira me të dyshuarin. Ky me fol shpirtnisht nuk ka qenë shumë i rehatshëm. E ka lëshuar gruan e tij, ajo është në Zvicër me dy fëmijë. Ka qenë më një grua tjetër. Tash është me një grua tjetër, nga Prishtina. Kjo që po dyshohet se e ka vrarë. Ajo grua ka qenë e mirë. Shpirt mirë. Ky u kanë çu peshë, për mexhë më ishte kapur njëherë”, ka thënë njëri nga fqinjët.
A ka vepra penale tjera i dyshuar?
Sipas Prokurorisë , pas verifikimeve të bëra në databazën e Prokurorisë, të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë rast të paraqitur apo të raportuar për dhunë në familje apo rast të ngjashëm.
E ndjera, Armenda, kishte disa vite që po jetonte në Zvicër me Bajram Velijajn. Asaj vite më parë i kishte vdekur bashkëshorti me të cilin ka dy vajza.
Ndërkohë i dyshuari për vrasjen e saj-bashkëshorti, Bajram Velija kishte qenë i ndarë bashkëshortja e tij e parë. Me të kishte pasur fëmijë.