Kush është Bujar Shega, truri financiar i bandës së Suel Çelës që u ekstradua në Shqipëri sot? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është Bujar Shega, truri financiar i bandës së Suel Çelës që u ekstradua në Shqipëri sot?

    Insajderi
    03 April 2025 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bujar Shega është 52-vjeçari i cili u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë këtë të enjte. Shega njihet si truri financiar i organizatës kriminale me bazë në Elbasan, që drejtohet nga i shumëkërkuari Suel Çela.

    Shega, i cili ishte ndaluar në Itali në nëntor të vitit të kaluar, kërkohej nga SPAK për disa vepra penale dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Kush është Suel Çela?

    Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, ai dyshohet se është porositës i tre ngjarjeve kriminale, dy të parealizuara dhe një tjetër e mbetur në tentativë. Çela akuzohet për porositjen e atentatit të dështuar më 29 mars 2022 ndaj Elton Kilës, i cili do të kryhej nga bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, por atentati dështoi dhe Dumani u arrestua.

    LEXO EDHE:

    Përveç kësaj, Suel Çela ka një histori të mëparshme kriminale, pasi është dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm për sulmin ndaj policisë në tregun ushqimor të Elbasanit, një ngjarje që tronditi opinionin publik në shtator 2017. Ky sulm, i njohur si “Audit i zi”, përfshinte një përplasje të makinës së zëvendësdrejtorit të policisë, Gjergj Oshafi, nga një makinë e blinduar. Edhe pse prokuroria kërkoi dënim prej 7 vitesh burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm për mungesë provash dhe dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes.

    Suel Çela është shpallur si një individ me pasuri të fshehura, pasi nuk ka asnjë biznes të regjistruar në emër të tij, ndonëse i ati është një biznesmen i njohur dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në vitin 2017.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark