×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është efektivi që u vra aksidentalisht nga i biri në bilardo

    Insajderi
    20 December 2020 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky që shikoni në foto është efektivi i policisë, Roland Bicerri, i cili u vra aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar, teksa luante bilardo.

    Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë.

    Roland Bicerri u qëllua me një plumb të vetëm, duke ndërruar jetë pak më vonë në spital.

    Policia e Tiranës sqaron se efektivi u qëllua aksidentalisht nga djali i tij i mitur. Viktima ishte duke luajtur bilardo në një lokal me miqtë e tij, ndërsa dyshohet se djali ka marrë armën e shërbimit të të atit nga çanta dhe ka qëlluar.

    Roland Bicerri mësohet se ishte pjesë e repartit të FNSH-së prej 10 vitesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark