Kush është Enver Zymberi- polici hero që u përçmua nga Mimoza Kusari? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush është Enver Zymberi- polici hero që u përçmua nga Mimoza Kusari?

    Insajderi
    12 July 2023 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar edhe pjesa e tretë e përgjimeve ku shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari–Lila në bisedë e sipër me shefin e deputetëve të Listës Serbe, Sllavko Simiq flet edhe për Enver Zymberin, polic i cili u vra në veri në një aksion kundër strukturave kriminale serbe atje.

    Por si duket shefja e grupit parlamentar të VV-së ka “harruar” se nga kush dyshohet se është vrarë polici Zymberi, duke i treguar Simiqit se Uran Ismaili i PDK-së e ka sulmuar në një rast lidhur me heroin Enver Zymberi.

    Urani jo një herë por dy herë në ka sulmuar në mënyrën më të ulët. Herën e parë e ka bërë, e di për atë policin Enver Zymberin që e kanë vrarë, po flisnim për gjendjen me energji në Komision”, shprehet Kusari – Lila.

    Kush është Enver Zymberi – Polici hero që u përçmua nga Mimoza Kusari?

    26 korriku është data në të cilën përkujtohet polici Enver Zymberi që u vra në detyrë, gjatë një aksioni në veri të vendit.

    Mbi 20 minuta luftime kishin pasur 50 policë të Kosovës me 10-15 serbë. Por një plumb i vetëm snajperi e kishte rrokë në ballë, policin Enver Zymberi. Ajo ishte nata më e gjatë dhe e tmerrshme për njësitë speciale të Policisë së Kosovës, që ishin të rrethuara nga serbë të armatosur.

    Një plumb snajperi në ballë, i kishte marrë jetën edhe policit Enver Zymberi 12 vjet më parë.

    Derisa, polici Enver Zymberi ka marrë edhe titullin “Hero i Kosovës”, me motivacionin “për trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark