Kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk që u vra nga distanca midis tubimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kush është Erika Frantzve, gruaja e Charlie Kirk që u vra nga distanca midis tubimit

    Insajderi
    11 September 2025 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të konservatorizmit amerikan dhe aleat i afërt i Presidentit Trump, u vra tragjikisht gjatë një aktiviteti publik në Universitetin Utah Valley.

    31-vjeçari, drejtues i organizatës Turning Point USA, u qëllua me armë teksa po përgjigjej ndaj një pyetjeje nga audienca, në kuadër të turneut të tij “American Comeback”. Plumbi fatal e kapi në qafë dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore të menjëhershme, ai nuk arriti të mbijetonte.

    Kirk la pas bashkëshorten e tij, Erika Frantzve, dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 1-vjeçar.

    Erika, një ish-Miss Arizona, modele, sipërmarrëse dhe udhëheqëse shpirtërore, ka qenë mbështetëse e palëkundur e bashkëshortit të saj.

    Ajo shpesh ndante me ndjekësit momente të ngrohta familjare dhe e përshkruante Charlie-n si “një forcë që nuk frikësohet nga e vërteta”.

    Në rrjetet sociale, figura të shumta publike, përfshirë Presidentin Trump dhe Senatorin JD Vance, kanë shprehur dhimbje për humbjen e tij. Trump e quajti atë “i dashur nga të gjithë, veçanërisht nga unë”.

    Ndërkohë, autori i sulmit vazhdon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet janë në kërkim të tij.

    Ngjarja ka ngritur sërish alarmin për sigurinë në aktivitetet politike dhe klimën e tensionuar në vend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark