Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

    Insajderi
    13 September 2025 - 13:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket me Kombëtaren e Turqisë.

    Ekipi i basketbollit të kombëtares së Turqisë mposhti Greqinë me rezultatin 94:68 në gjysmëfinalet e Eurobasketit dhe u kualifikua në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

    Në radhët e Turqisë, Erxhan Osmani ishte më i miri me 28 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime – ai luajti ndeshjen e karrierës së tij!

    Kush është Erxhan Osmani?

    Ai lindi më 4 gusht 1998 në Bajram Curri në veri të Shqipërisë, por që nga viti 2021 është anëtar i rregullt i ekipit kombëtar turk.

    Osmani i mori mësimet e para të basketbollit në Prizren, në klubin Junior 06, dhe u vu re nga turqit, dhe atëherë filloi ngritja e tij.

    Në moshën 15-vjeçare, Erxhan Osmani shkoi në Turqi ku luajti për herë të parë për Bandirma dhe luajti atje deri në vitin 2020.

    Pasi e provoi veten në ligat e ulëta të Turqisë, ai luajti fillimisht për Besiktasin dhe më pas për Darushafakan, nga ku mbërriti në Efes.

    “Erxhan Osmani është përfshirë në gamën e gjerë të lojtarëve që kanë veshur fanellën e ekipit tonë kombëtar. Me lejen e FIBA-s, Osmani do të veshë fanellën e ekipit tonë kombëtar dhe do të garojë në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2023, si dhe në Kampionatin Evropian në vitin 2022”, thuhej në njoftimin e Turqisë kur siguroi shërbimet e tij.

    Osmani tani është një reprezentues i rregullt i kombëtares turke dhe njëri nga lojtarët kryesor të tyre, sidomos në Eurobasket 2025, ku Turqia siguroi finalen e madhe ndaj Gjermanisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark