×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kush është gruaja e futbollistit kosovar që vdiq të hënën?

    Insajderi
    15 January 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kaltrina Fazliu-Shillova, e humbi betejën me një sëmundje të rëndë dhe vdiq të hënën në Prishtinë.

    Lajmin e bënë të ditur familjarët e saj.

    Bashkëshorti i saj, futbollisti Alban Shillova u shpreh i trishtuar me ndarjen nga jeta të gruas së tij.

    “Me pikëllim të thellë dhe zemra të thyera ju njoftojmë që Kaltrina jonë e dashur ndërroi jetë!”, tha ai në një njoftim në rrjetet sociale.

    Fazliu-Shillova dhe ish-sulmuesi i Prishtinës ishin të martuar qe gati gjashtë vjet dhe bashkë kishin një fëmijë.

    Ajo ishte mësimdhënëse e matematikës në një shkollë fillore në Fushë Kosovë.

    Drejtoria për Arsim në Fushë Kosovë, ka njoftuar sot se Kaltrina ka qenë pjesë e familjes shkollore në këtë komunë për disa vite.

    “Kaltrina ka qenë një pjesë e familjes sonë shkollore për disa vite, duke shërbyer me devotshmëri dhe pasion për arsimimin dhe zhvillimin e nxënësve tanë. Kontributi i saj në shkollën tonë ka qenë i çmuar dhe do të kujtohet gjithmonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Arsim.

    “Ne shprehim ngushëllime të thella familjes së Kaltrinës, duke shprehur solidaritetin tonë më të thellë në këtë moment të vështirë. Gjithashtu, ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për nxënësit, kolegët dhe miqtë që janë prekur nga kjo humbje”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Drejtorisë për Arsim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark