Kush është Ilir Kapiti i preferuari i pushtetarëve për Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kush është Ilir Kapiti i preferuari i pushtetarëve për Ambasador në Mbretërinë e Bashkuar?

    Insajderi
    06 September 2021 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emri i zv/ministrit të Financave në Qeverinë Kurti, Ilir Kapiti është dërguar në kuvend nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.  Ai pritet që të bëhet ambasador në Mbretërinë e Bashkuar. Kapiti ishte edhe kandidat për deputet nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

    Kosova që nga 30 gushti, ka mbetur pa ambasadorë në 12 shtete pasi që ata u shkarkuan në muajin maj të këtij viti nga ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla.

    Deri tash këto vende kanë mbetur pa ambasadorë pasi ata nuk janë zëvendësuar me diplomatë të rinj. Gazeta Insajderi, merr vesh emrat e kandidatëve që ka propozuar ministrja Gërvalla, e që kanë lidhje me politikën.

    Në mesin e propozimeve është Ilir Kapiti. Emri i tij është propozuar për ambasador në Mbretërinë e Bashkuar. Gërvalla e ka dërguar propozimin në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju dërgojmë në besim emrin e z.Ilir Kapiti, si I propozuar për ambassador, që nuk është anëtar në detyrë në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe që do të shërbejë vetëm për një mandate në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në propozimin që Ministrja Gërvalla i ka dërguar Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit.

    No description available.

    Por kush është Ilir Kapiti, kandidati i preferuar i pushtetarëve për ambassador në Londër?

    Ilir Kapiti, është zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Tranfereve. Edhe në mandatin e parë të qeverisë Kurti, ai mbante të njëjtën pozitë.

    Pas rrëzimit të qeverisë vitin e klauar dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja, Kapiti kërkoi votën për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    May be an image of 1 person and food

    Kapiti ka lindur më 6 nëntor 1969 në Medvegjë.

    Studimet themelore universitare për Tregti të Jashtme, i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti Ekonomik, Kroaci. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Londër, Britani e Madhe, ku mori dy grada shkencore, MA në Biznesin Ndërkombëtar nga London Metropolitan University dhe MBA me specializim në Financa dhe Menaxhim të Investimeve nga London School of Business and Finance.

    Kapiti ndër të tjera ka punuar në sektorë të ndryshëm ekonomik.

    Ishte kryeshef ekzekutiv i Bankës Ekonomike, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në BPB Bank, ligjerues në AUK, eksperti i privatizimit në projektet e Bashkimit Evropian, konsulent biznesi dhe poste të tjera.  

    Kujtojmë se procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj parashohin që ministrja e Jashtme të dërgojë për miratim në qeveri propozimet të cilat pastaj i përcjellën Kuvendit të Kosovës. Komisioni për Punë të Jashtme e bënë intervistimin dhe përgatit raportin për secilin prej tyre, të cilin më pas e dërgon në Presidencë.

    Ndërsa emërimi i ambasadorëve bëhet me dekretin e presidentit të vendit. /Insajderi.org

    Biografia e plotë e kandidatit të propozuar për ambasador:

    No description available.

    No description available.
    No description available.
    No description available.
    No description available.
    No description available.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark