Kush është koloneli që kreu vetëvrasje? - Deklarohen nga FSK-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush është koloneli që kreu vetëvrasje? – Deklarohen nga FSK-ja

    Insajderi
    27 December 2020 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës i dha fund jetë së tij, duke shtënë me armë në drejtim të vetës. Ngjarja tragjike ndodhi sonte në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë.

    Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë deklaruar se me të marrë informatën kanë filluar të merren nga afër me këtë ngjarje.


    “Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ndërsa, Ibrahim Shala, drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, ka konfirmuar se bëhet fjalë për kolonel Gyner Murati.

    “Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku oficeri i FSK-së kolonel Gyner Murati ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe e FSK-së janë duke u marrë me rastin. Për çdo informacion të ri do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark