Kush është koloneli problematik që u arrestua në Prizren- Ishte i përfshirë në disa raste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është koloneli problematik që u arrestua në Prizren- Ishte i përfshirë në disa raste

    Insajderi
    04 August 2025 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koloneli Nexhmi Krasniqi, Drejtor i Policisë Kufitare për Rajonin e Prizrenit, është arrestuar nën dyshimet për detyrim dhe shmangie nga tatimi.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

    30 mijë euro përmes detyrimit

    Sipas burimeve të Insajderit, Krasniqi dhe tre persona të tjerë dyshohet se i kanë marrë 30 mijë euro një viktime në mënyrë të kundërligjshme.

    Aksioni për arrestimin e tyre është zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit. Janë bastisur katër lokacione dhe janë arrestuar katër persona.

    “Ndër të arrestuarit është edhe një zyrtar i lartë i Policisë së Kosovës me gradën kolonel…”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Me vendim të IPK-së, Nexhmi Krasniqi është suspenduar nga detyra.

    Skandalet e mëparshme të Krasniqit

    Nexhmi Krasniqi disa herë ka bërë shkelje të ligjit dhe kompetencave të tij si zyrtar policor.

    Ka disa raste ku emri i tij është përfshirë në veprime të dyshimta.

    Krasniqi është parë duke shtënë me armë zjarri në një dasmë të familjarëve të tij.

    Në një rast tjetër, si Drejtor i Policisë Kufitare, Nexhmi Krasniqi, bashkë me vartësit dhe miqtë e tij, ishte parë i relaksuar në orar të punës, duke konsumuar Jägermeister dhe raki.

    Ndërkohë, në janar të këtij viti, ai ishte suspenduar nga IPK-ja, pasi kishte marrë pjesë në një tubim partiak.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark