Kush është kryegjykatësja e Speciales që nisë punën nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është kryegjykatësja e Speciales që nisë punën nesër

    Insajderi
    15 January 2017 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, sipas zëdhënësit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit Special, do të nisë punën nga mesi i këtij muaji.

    Ditë më parë, kur Tribuna Channel e kishte pyetur Specialen nëse ndalimi i Ramush Haradinaj në Francë kishte të bënte diçka me Dhomat e Specializuara, zëdhënësi i saj kishte treguar se presidentja e Dhomave të Specializuara dot ë nisë punën nga mesi i janarit.

    Por cilat do të jenë punët e kryetares së Dhomave të Specializuara.

    Sipas informacioneve në sajtin e Speciales, gjykatësja greke Ekaterina Trendafilova, do të jetë përgjegjëse për administrimin gjyqësor të Dhomave të  Specializuara  dhe për funksione të tjera që i akordon Ligji. Kryetari përfaqëson Dhomat e Gjykatësve.

    Një nga detyrat kryesore të Kryetarit në kuadër të detyrave administrative gjyqësore është emërimi i gjykatësve nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë në përbërje të një trupi gjykues dhe në çështjet gjyqësore para Dhomave të Specializuara.

    Kryetarin e emëron Autoriteti Emërues në bazë të rekomandimeve të Panelit Përzgjedhës të pavarur.   Në dallim nga gjykatësit e tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtare, Kryetari është i vetmi gjykatës i përhershëm. Kryetari kryen detyrën e kryegjykatësit të panelit të Gjykatës Supreme në çështjet ku merr pjesë.

    Sipas biografisë së saj të publikuar në sajtin zyrtar të Speciales, Trendafilova ka një karrierë të spikatur juridike dhe përvojë të madhe në fushën e të drejtës dhe procedurës penale, drejtësisë penale ndërkombëtare, të drejtës humanitare dhe të drejtave të njeriut.

    Nga marsi 2006 deri në mars 2015, dr. Trendafilova shërbeu si gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN). Gjatë mandatit të saj në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ajo shërbeu si gjykatëse në Seksionin e Procedurës Paraprake (si kryegjykatëse e Dhomës II të Procedurës Paraprake dhe Kryetare e Seksionit të Procedurës Paraprake). Gjykatëse Trendafilova ishte anëtare e Dhomës së Apelit që nxori dy aktgjykimet e para të apelit në çështjet Prokurori kundër Thomas Lubanga Dyilo dhe Prokurori kundër Mathieu Ngudjolo Chui, si dhe në një sërë apelesh të ndërkohshme./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark