Gjokë Paloka, një biznesmen shqiptaro-amerikan i profilit të lartë, mik i presidentit Donald Trump, po qëndron në Prishtinë dhe po takon njerëz të PDK’së.
Ai i ka shkuar në zyrë kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza.
Hamza ka thënë se nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës, pa treguar nëse këtë herë i ka ardhur atij edhe ndonjë lajm i mirë.
“Një takim me mikun tim dhe të Kosovës, shqiptaro-amerikanin Gjokë Paloka. Nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës. ”, ka shkruar Hamza.
Përveç Hamzës, Paloka ka takuar edhe kandidatin për deputet nga PDK, ish’diplomatin Edon Cana.
Cana në postimin e tij në rrjetet sociale ka thënë ta ketë mik të familjes Palokën.
“Me mikun tim dhe të familjes time, Shqiptaro-Amerikanin Gjokë Paloka. Bashkë për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Cana.
Shqiptaro-amerikani Paloka është shumë i afërt me familjen presidenciale Trump në SHBA dhe kjo shihet edhe në fotografitë e tyre të përbashkëta.
Afërsia e shqiptaro-amerikanëve me presidentin Trump dhe njerëzve të tij, është një shans i jashtëzakonshëm që politika kosovare mundet ta shfrytëzojë në interes të shtetit, sidomos në zgjidhjen e problemit me Serbinë, dhe avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.