Kush është “Mysafiri”, personi që fshihet prapa sulmeve të Hamasit? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kush është “Mysafiri”, personi që fshihet prapa sulmeve të Hamasit?

    Insajderi
    10 October 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ka sjellë në qendër të vëmendjes Mohammed Deif, të njohur me nofkën “Mysafiri”. Sipas mediave ndërkombëtare, ai është person me nevoja të veçanta.

    Sipas këtyre raportimeve, ai ka udhëhequr degën ushtarake të Hamasit “Brigadat Qassam”.

    Ai iu ka shpëtuar të paktën shtatë atentateve nga izraelitët.

    Ai gjithashtu humbi një sy, krah dhe këmbë në ato atentate.

    “Në dritën e krimeve të vazhdueshme kundër popullit tonë,… ne kemi vendosur t’i japim fund gjithë kësaj, në mënyrë që armiku e kupton se ai nuk mund të vazhdojë më pa u mbajtur përgjegjës”, citohet të ketë thënë kreu i Brigadave Qassam.

    Çfarë dëshiron ai?

    Deif ka qenë mbështetës prej kohësh i sulmeve ndaj Izraelit.

    Deif nuk është i interesuar për betejat e brendshme të lidershipit palestinez midis fraksioneve dhe liderëve të ndryshëm, duke u fokusuar në frontin izraelit, sipas ekspertëve.

    Në fund të vitit 2010, Deif shkroi një artikull në të cilin ai tregoi qëllimin e grupit sipas vizionit të tij për konfliktin, duke thënë se “Palestina do të mbetet e jona duke përfshirë Al Quds (Jerusalemin), Al Aksa (xhaminë), qytetet dhe fshatrat e saj nga Deti (Mesdhe) në lumin (Jordan), nga veriu në jug të tij. Ti (Izrael) nuk ke të drejtë as për një centimetër të tij”.

    Ndryshe, vë në pah Trt World, një nga shkaktarët e fundit të ofensivës së Hamasit kundër Izraelit ishte dhuna e kolonëve izraelitë në kompleksin Al Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët në botë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark