Kush është Partia që po kërkon njohjen e Kosovës nga Spanja? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kush është Partia që po kërkon njohjen e Kosovës nga Spanja?

    Insajderi
    13 April 2016 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Esquerra Republicana, është emri i partisë e cila po kërkon me ngulm që Spanja të lidhë marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

    Kjo parti është një nacionaliste katalonase dhe tradicionalisht e krahut të majtë, me bazë në rajonin lindor të Spanjës, Kataloninë.

    Esquerra Republicana është partia kryesore që po shtyn përpara lëvizjen për pavarësinë e Katalonisë nga Spanja dhe Franca, për territoret e njohura si kombëtare katalonase.

    Madje, kjo parti kishte propozuar ndarjen e Katalonisë nga Spanja në të njëjtin model të pavarësisë që ka Kosova, por që përpjekjet e tyre asnjëherë nuk janë mbështetur nga udhëheqësit e lartë spanjoll, raporton Insajderi.

    Momentalisht, kryetar i kësaj partie është Oriol Junqueras Vies dhe ka dalë e dyta në rajonin e Katalonisë në zgjedhjet e vitit 2015, ndërsa në Kongresin e Spanjës përfaqësohet nga nëntë deputetë.

    Kërkesa e fundit të kësaj partie për njohjen e Kosovës, e cila u dërgua në Kongresin spanjoll, u kundërshtua nga 30 deputetë, derisa pro votuan vetëm 12.

    Spanja është njëra prej pesë shteteve të Unionit Evropian që nuk e njeh Kosovën, krahas Qipros, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark