×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush është personi që erdhi nga Greqia për të dhunuar “mbretin” e Instagramit, Policia identifikon rrëmbyesit e Kozakut

    Insajderi
    24 September 2021 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamjet e rrëmbimit të Kozak Bracit, i ashtëquajtur ‘Mbet i istagramit’, u bënë virale dje në media. Autorët dolën live duke e detyruar ‘mbretin’ ti kërkojë falje Fabio Dushkut, madje duke e poshtëruar me shprehje banale. Fill pas ngjarjes policia ka nisur veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Në mjet kanë qenë 4 persona bëjnë me dije burime për Noa.al. Policia ka identifikuar dy nga katër personat e përfshirë në rrëmbimin e personazhit të njohur në rrjetet sociale si “Kozaku”. Ai u mbajt për disa minuta në makinë duke u kërcënuar.

    Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në polici, Kozak Braçi është goditur disa herë me shpulla nga rrëmbyesit dhe kërcënuar me armë. Pas disa minutash ai është lënë i lirë në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Në ngjarje janë përfshirë katër persona sipas policisë, ndërsa janë pranë identifikimit edhe të dy të tjerëve. Njëri prej rrëmbyesve sipas uniformave blu është vëllai i Fabio Dushkut, një tjetër personazhi të njohur në rrjetet sociale, i cili ndodhet i burgosur jashtë shtetit për vrasje.

    Daniel Dushku, vëllai i Fabio Dushkut erdhi nga Greqia kastile pasi Kozaku i ofendoi në rrjetet sociale.

    Të dy të rinjtë u konfliktuan me njeri-tjetrin me fjalë dhe kërcënime në TikTok, por duket se sherri ka shkuar edhe më tej duke arritur në një rrëmbim si ai i ditës së djeshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark