Kush është Rinard Gjonbalaj, i riu i cili po zbraz llogaritë e kosovarëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kush është Rinard Gjonbalaj, i riu i cili po zbraz llogaritë e kosovarëve

    Insajderi
    09 June 2022 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pershendetje , shpresoj qe nuk po ju pengojmë , llogaria juaj bankare do te bllokohet pasiqe ka pasur tentim blerje online ne disa faqe te ndryshme(virtuale-virus) dhe kërkojmë nga ju qe ta verifikoni nese keni qene ju apo ndonje kush tjetër.
    Nardi Krasniqi
    Prishtine 1000
    ” ky është mesazhi të cilin po e pranojnë disa qytetarë klient të njërës nga bankat në Kosovë.

    Rinard Krasniqi, është i riu me prejardhje nga Mali i Zi, i cili mashtrimin e qytetarëve nuk e bënë për herë të parë, krejt çka e dallon me herët e kaluara është metoda e përdorur, shkruan Insajderi.

    Gjonbalaj jeton në Plav të Malit të Zi dhe siq mësohet nga profili i tij në facebook ai pasion ka programimin. Fushë kjo që i jep mundësi të keqpërdor të dhëna jo rrallë.

    Emrin e Rinard Gjonbalaj, të njohur edhe si Nard Gjonbalaj, disa nga qytetarët e kanë të njohur tash e sa vite. Ata thonë se i njëjti dyshohet se ka mashtruar persona të ndryshëm në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

    “Numri i Malit Zi, ky osht Nard Gjonbalaj merret me ksi sene t’liga prej 2015 sdi qysh se kan shti ne biruc polica hala, ma shume se 500 vetav jau ka lshu me ksi sene t’liga naper Kosove, Shqipri, Maqedoni e Mal t’Zi”, thotë komentuesi F.Ç., në grupin ‘Network Prishtina’ në Facebook.

    Më 6 prill të këtij viti, gazetari kosovar, Besart Galica kishte shkruar gjithashtu për të njëjtin person. Galica shkroi se Gjonbalaj është afërsisht 18 vjeç dhe bënë mashtrime me qytetarë shpesh, shkruan Insajderi.

    Gazetari kosovar kishte përmendur disa raste se si ai iu merr para qytetarëve.

    “1. Kushdo që e publikon që i është vjedhë vetura, ky e kontakton dhe i mashtron se ai e ka veturën, dhe kërkon nga 300 deri në 450 euro para kinse për të ju treguar se ku është vetura! Paratë i merr ose me Money Gram, Western Union ose edhe me radio taxi”, kishte shkruar gazetari.

    Ai shtoi se Gjonbalaj mashtron edhe qytetarët të cilët kërkojnë ndihmë për shërim jashtë vendit. Kjo duke i kërkuar atyre shuma nga 200 ose 300 euro si povizion dhe duke i premtuar se kur t’i dërgojnë paratë në xhirollogaritë e tyre do të deponohen shuma të mëdha nga një donator.

    “Njerëzit që kërkojnë mjete për shërim. I kontakton dhe ju thotë që në emër të një donatori do t’i jepen shuma të mëdha, por fillimisht për t’i marrë ato para ju duhet të paguani një provizion 200, 300 euro”, ka shkruar Galica në facebook.

    Ai dhe disa qytetarë pretendojnë se e kanë denoncuar Gjonbalajn në polici por për të njëjtin nuk është marrë asnjë masë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark