Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emerson për tërheqje nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit.
Sipas vendimit të Gjykatës, ky ndryshim nuk pritet të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor.
Emerson, i cili ka përfaqësuar Veselin deri tani, ka rënë dakord për përfundimin e përfaqësimit, duke çuar në aprovimin e kërkesës nga Trupi Gjykues.
Vendimi do të hyjë në fuqi sapo të emërohet kryembrojtësi i ri.
Gjykata ka njoftuar se administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës është ftuar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e përfaqësimit të Veselit.
Rodney Dixon, një avokat me përvojë të gjerë ndërkombëtare, është caktuar si kryembrojtësi i ri për Kadri Veselin.
Dixon ka një karrierë të spikatur në fushën e të drejtës ndërkombëtare publike dhe penale, si dhe të drejtave të njeriut, duke përfaqësuar qeveri, politikanë të shquar dhe individë në raste të ndërlikuara globale.
Ndër rastet më të spikatura ku Dixon ka qenë i angazhuar, përfshihen përfaqësimi i Qeverisë së Afganistanit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, mbrojtja e viktimave ujgure në rastin e gjenocidit të supozuar nga autoritetet kineze dhe përfaqësimi i Al Jazeera-s në rastin e vrasjes së gazetares Shireen Abu Akleh.
Ky ndryshim në ekipin mbrojtës të Veselit vjen në një kohë kur procesi gjyqësor është në faza kritike, por Gjykata ka siguruar se procesi do të vazhdojë pa vonesa.
Disa nga rastet më të rëndësishme të tij
Republika e Mozambikut (duke vepruar përmes Prokurorit të Përgjithshëm) kundër Credit Suisse International dhe të tjerë
Në një vendim të dhënë më 4 shtator 2023, z. Justice Robin Knoëles u shpreh se presidenti në detyrë i Mozambikut, Shkëlqesia e Tij Presidenti Nyusi, ka të drejtën e imunitetit në lidhje me një padi të Pjesës 20 të ngritur kundër tij. Mbrojta u përfaqësua nga Dixon.
Qeveria e Afganistanit
Rodney Dixon KC është duke vepruar si Këshilltar i Qeverisë së Afganistanit në procedurat para Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në situatën e Afganistanit në lidhje me krimet e supozuara ndërkombëtare të kryera gjatë konfliktit.
Rasti i gjenocidit ujgur dhe krimeve kundër njerëzimit
Rodney Dixon KC po vepron për Qeverinë e Turkestanit Lindor në Mërgim dhe viktimat ujgure në procedurat para GJNP-së në lidhje me gjenocidin e supozuar dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga autoritetet kineze kundër ujgurëve.
Rrjeti mediatik Al Jazeera: Shireen Abu Akleh
Duke vepruar si avokat i Al Jazeera-s në procedurat në lidhje me vrasjen e korrespondentes së saj, shtetases amerikane Shireen Abu Akleh, ndërsa ajo raportonte për Al Jazeera në Bregun Perëndimor në maj 2022.